Koncesioni 130 miliardë lekë i laboratorëve me 15 shkurt

Kontrata e këtij koncesioni me afat 10 dhjeçar, ka për objekt financimin, projektimin, dhe riorganizmin e laboratorëve në spitalet universitare, rajonale dhe ato bashkiakë të Sarandës dhe Lushnjes. [Kliko këtu për njoftimin e kontratës]
Kompania fituese në tender do të përzgjidhet mbi bazën e disa kriteresh vlerësimi, ku përfshihen rrjeti laboratorik bashkëqendror dhe sistemi i informacioni dhe logjikës laboratorike; plani i zbatimit të projektit dhe burimet njerzore si dhe trajnimi i tyre; plani i objekteve dhe pajisjeve si dhe zëvendësimi i tyre gjatë kontratës.
Ndërsa kriteri i fundit vlerësues ka të bëjë me menaxhimin e cilësisë si dhe metodologjinë e kreyerjes së analizave.
Në një itervistë me 16 dhjetor në televizionin News 24, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur se ky koncesion ishte përgatitur që në vitin 2014 me asistencën e IFC-së dhe do ta përmirësonte thelbësisht cilësinë e analizave.
“Kërkohet që laboratorët të çertifikohen ndërkombëtarisht me standarte europiane që nuk i kanë sot,” u shpreh Beqaj. “Është kusht i atij që do të pranojë të lidhë kontratë me ne, që këtë gjë ta bëjë brenda kohës optimale kur do shtrihet në të gjithë Shqipërinë,” shtoi ai.
Nëqoftëse tenderi do të jetë i suksesshëm, koncesioni i laboratorëve do të jetë partneriteti i katërt publik privat në fushën e shëndetësisë i dhënë nga qeveria e kreyministrit Edi Rama, mbas koncesioni të sterlizimit te instrumenteve kirurgjikale, atij të check-up dhe të hemodializës.
Ky partneritet-publik privat është denoncuar me forcë nga Partia Demokratike si një aferë korruptive e orkestruar nga kryeministri Edi Rama. “Konçesioni i rrjetit të laboratorëve nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë,” deklaroi në një konferencë për shtyp deputetja Albana Vokshi.
“Konçesioni, s’është gjë tjetër veçse një proçedurë korruptive dhe abuzive, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ‎që përbën një shkelje të rëndë,” shtoi ajo.
Koncesion i laboratorëve ëshë kontestuar gjithashtu dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka paraqitur dhe një amendament kundër tij në ligjin për buxhetin e vitit 2017, nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.
“Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë shumë e qartë në qëndrimin e saj politik lidhur me një problem të caktuar që kishte të bënte me buxhetin e vitit 2017 dhe që kishte të bënte në mënyrë konkrete me koncesionin e laboratorëve, për të cilin ne nëpërmjet amendamentit formësuan një qëndrim politik konkret i cili finalizonte një qëndrim politik sistematik të mbajtur prej kohësh,” u shpreh Vasili në një komunikim me median.

Njoftimi zyrtar

Konkurrimit për Koncesionin me titull dhe objekt: Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të 18 spitaleve si vijon:
1.      Universitare Nënë Tereza, Shefqet Ndroqi (sanatarium), Spitali i traumës, Maternitetet Koco Glozheni dhe Mbretëreshë Geraldinë,
2.      Spitale Rajonale: Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Kukës dhe Lezhë.
3.      dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjë.
Forma e Kontratës: Partneritet publik privat për shërbime publike Burimi i Financimit të Projektit: Buxheti i shtetit nëpërmjet Spitaleve subjekt i kësaj kontrate.
Koncesionari nuk do të paguajë asnjë tarifë koncesionare. Vlera totale e koncesionit është parashikuar 13 miliard lekë.
Data / Afati për paraqitjen e ofertës është 15 shkurt 2017 ora 15, në format elektronik, në gjuhën shqipe ose angleze.
Koncesioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion. Spitalet, laboratorët e të cilave janë përfshirë në këtë koncesion janë. Procedura është e hapur dhe vlerësimi i ofertës do të bëhet duke u bazuar në pesë kritere.
Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur edhe një Memorandum Informacioni për këtë Koncesion, ku në faqen e parë të tij bëhet publik këshilltari International Finance Coorporation IFC, Word Bank Group. Memorandumi mban datën dhjetor 2016 dhe do ta gjeni tek akte të publikuara në pasaportën e këtij Koncesioni tek Open Procurement Albania.
Në dokumente standarde të kësaj procedure është parashikuar mbi Burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit, si vijon: Ofertuesit pritet te paraqesin një Plan Rekrutimi, ne përputhje me Kodin e Punës te Republikës se Shqipërisë, me Rregulloren për Laboratorët Mjekësore dhe Standardin  te Performancës te IFC.

Artikulli paraprakBerisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje
Artikulli tjetërBashkia Kamëz vlerëson nxënësit, mësuesit dhe akordon ndihmë për jetimët