Kompetencat e Presidentit

Kuvendi i posazgjedhur thirret në mbledhjen e parë nga Presidenti i Republikës jo më vonë se 20 ditë nga përfundimi i zgjedhjeve.
Shpallja e Ligjeve: Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.
Kthimi i Ligjit:
Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthejë ligjin për rishqyrtim vetëm një herë.
Dekreti i Presidentit për rishqyrtimin e një ligji e humbet fuqinë, kur kundër tij votojnë shumica e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Bën emërimin dhe shkarkimin e ministrave: Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve.
Komandant i Forcave të Armatosura: Presidenti i Republikës është komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor i Presidentit të Republikës.
Shpall Gjendje Lufte: Në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, shpall gjendjen e luftës. Në rast kërcënimesh të jashtme ose kur detyrimi për mbrojtje të përbashkët buron nga një marrëveshje ndërkombëtare, Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, shpall gjendjen e luftës, vendos gjendjen e mobilizimit dhe të çmobilizimit të përgjithshëm ose të pjesshme.
a)   i drejton mesazhe Kuvendit;
b)   ushtron të drejtën e faljes sipas ligjit;
c)   jep shtetësinë shqiptare dhe lejon lënien e saj sipas ligjit;
ç)   jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit;
d)   jep gradat më të larta ushtarake sipas ligjit; dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në  shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare; e)   pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave  ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë;
ë)   lidh marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit; f)    me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit; g)   emëron  Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve sipas ligjit; gj)  cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve; h)   kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë  me detyrat e tyre.
Neni 93 Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete.
Neni 94 Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me  Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.

Artikulli paraprakProkuroria, hetim Gjushit për betonizimin buzë detit
Artikulli tjetërMonika Kryemadhi: Nuk jam e kthjellët çfarë ndodhi