Kompanitë kanë filluar të përballen me kostot e Brexit

Investitorët kanë publikuar raportet e para të fitimeve të tyre që pas daljes së Britanisë nga BE-ja, ata gjerësisht kanë pranuar se Brexit mund të peshojë në fitimet e tyre. Kompanitë që nga General Motors deri te FedEx  e prisnin të goditeshin nga dalja, megjithëse është shumë herët për të thënë sesa e fortë do të jetë apo se kur do të vijë. Investitorët e Wall Street u tronditën fillimisht nga votimi pro daljes dhe analistët e pavarur thënë se kjo do t’i kushtojë kompanive amerikane miliarda dollar humbje si nga kursi i këmbimit, ashtu edhe nga rënia e shitjeve në Europë. Rreth 38 nga 63 kompanitë e S&P 500 në konferencën tremujore në fund të qershorit kanë diskutuar rreth Brexit. Te enjten, GM tha se ishte duke konsideruar shkurtimin e kostove në Europë për të mbuluar 400 milionë dollarë humbje të mundshme të shkaktuar nga Brexit. Rezultati i votimit ka prekur paundin britanik, si dhe ka tendosur industrinë e automobilave,- ka thënë Chuck Stevens, zëvendës  drejtori ekzekutiv dhe shefi i financave. Delta Air Lines deklaroi javën e fundit se do të shkurtonte kapacitetin e fluturimeve ShBA-Britani, si rezultat i rënies së paundit dhe rritjes së pasigurisë nga Brexit. FedEx, në raportin e tij në 17 korrik, tha se dalja e Britanisë mund të rezultojë më një ulje të ekonomisë globale, që mund të ulë kërkesën për shërbimet e tij. Produktet e konsumit të kompanisë “Helen of Troy” gjithashtu tregojnë për një efekt negative të mundshëm të monedhave. Kompanitë që ende nuk janë prekur nga Brexit, do t’i shikojnë rezultatet kur Britania të ndahet nga blloku tregtar më i madh botëror, ndërkohë që procesi nuk pritet të fillojë përpara fundit të 2016. Ekonomistët kanë paralajmëruar se largimi nga BE-ja do të krijojë destabilitet financiar dhe rënie ekonomike. Vota rezultoi me forcimin e dollarit, duke prekur kështu të gjitha kompanitë eksportuese. Brexit do t’i kushtojë kompanive amerikano-veriore dhe europiane 35 deri në 40 milionë dollarë humbje në tremujorin e ardhshëm vetëm nga ndikimi i monedhës, sipas një raporti të publikuar nga FiREapps. General Motors, gjatë deklaratës për shkurtimin e mundshëm të shpenzimeve, tha se po rrit pritshmërinë e saj për pjesën tjetër të vitit.  Edhe kompanitë e tjera nuk kanë një përgjigje për sa i përket çështjes Brexit. IBM tha se nuk pret të ketë efekte të Brexit këtë vit, ndërsa Halliburton thotë se nuk shikon efekte dramatike. Treguesit për dollarin amerikan thonë se është 3.7% më lart që nga vota e 23 qershorit, ndonëse kishte qëndruar poshtë 1.7% që nga 31 dhjetori. Për shumicën e kompanive, ka ende kohë për të parë efektet e Brexit.

Artikulli paraprakNuland-Basha: Tani në axhendë, zgjedhjet e lira
Artikulli tjetërSa shpenzojnë shqiptarët për blerjet online