Kompanitë ajrore pritet të humbin 100 miliardë dollarë nga koronavirusi

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror vlerëson se humbjet e mundshme do të variojnë nga 63 miliardë dollarë në 113 miliardë.

Ekonomistri kryesor i Shoqatës, Brian Pearce, tha se ka shumë kompani që kanë borxhe dhe se gjendja e tanishme mund të shkaktojë shumë vështirësi për to.

“Po shohim rënie serioze të prenotimeve dhe të të ardhurave tani që koronavirusi është përhapur më gjerësisht”, tha ai.

Shpërthimi i koronavirusit ka lëkundur edhe tregjet globale.

Aksionet në SHBA kanë rënë më shumë se 3 për qind të enjten, pas disa ditëve të humbjeve të ngjashme në javën e kaluar.

Koronavirusi ka shpërthyer në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës.

Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë infektuar.

Artikulli paraprakKa shpresë edhe për të moshuarit, 101 vjeçari shërohet nga koronavirusi në Kinë
Artikulli tjetër“Në respekt të Tao Taos dhe për nder të zonjës së Bilalit”, Meta fton qytetarët ta dëgjojnë me vëmendje