Komentatori sportiv i renditur i treti në Portugali, i shtohet forcave të djathta evropiane anti-emigracion

Komentatori i futbollit i kthyer në politikan Andre Ventura ka ngritur partinë e tij “Mjaft” në lartësi të reja, duke marrë një pjesë të madhe të mbështetjes së votuesve të lodhur me dy partitë e mëdha ne Portugali.

Kreu i ‘Chega’, ish-prift i kthyer në komentator televiziv gjuhë-mprehtë, prishi garën dy-partiake në vend mes social-demokratëve e socialistëve që ndërronin pushtetin mes tyre prej vitesh.

Aleanca Social Demokrate fitoi vetëm me një diferencë të vogël dhe tani duhet të qeverisë pa një maxhorancë, teksa Chega ka paralajmëruar trazira nëse nuk përfshihet në qeveri.

“Sistemi dy-partiak ka marrë fund në Portugali”, tha Ventura pas numërimit, duke shtuar se është gati të jetë pjesë e qeverisë.

Chega u bë partia e tretë më e madhe në vend duke katërfishuar numrin e deputetëve në 48 nga 230-vende që ka asembleja e vendit, aleanca fituese mori vetëm 79 vende dhe nuk do të mund të kalojë ligje pa mbështetjen e të djathtës.

Teksa Ventura shijon rritjen e mbështejes, lideri social-demokrat Luis Montenegro, i cili pritet të bëhet kryeministër, ka premtuar në fushatë të mos negocjojë me të djathtën radikale.

Mes zotimeve të kontestuara të fushatës së Chega janë një përzierje politikash si kastrim kimik për pedofilët, kufizimi mbështetjes për refugjatët dhe kontroll i emigracionit, pensione më të larta dhe reduktime të taksave për ushqimet kryesore.

Por Ventura ka sinjalizuar se mund të negocjojë për disa nga politikat më ekstreme në mënyrë që partia e tij të hyjë në qeveri.

41-vjeçari ka kandiduar më parë me PSD për një bashki pranë Lisbonës, ku në fushatë akuzonte komunitetin rom për krimin dhe shfrytëzimin e sistemit të mbështetjes sociale.

Më pas ai u largua nga PSD dhe në vitin 2019 formoi partinë Chega, që do të thotë ‘Mjaft’, me zotime për luftë kundër korrupsionit dhe emigracionit ilegal.

Ventura është fotografuar me figura të së djathtës evropiane si Geert Wilders në Holandë, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet por ende nuk ka krijuar një maxhorancë, ndërsa gëzonte gjithashtu mbështetjen e Bolsonaro ne Brazil.

I lindur në një zonë të varfër të Lisbonës, Ventura u bë fillimisht katolik dhe studionte në një seminar kishe, por thotë se hoqi dorë pasi “ra në dashuri”. /DailyMail/

Artikulli paraprak“Na zhveshën dhe na vendosën në…!”- Mjekët e Gazës rrëfejnë për BBC torturat nga forcat izraelite pas bastisjes së spitalit: Mendova se do më ekzekutonin
Artikulli tjetërVrasja në burgun e Peqinit, përse Sokol Mjacaj kundërshton izolimin në ’41 biss’? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje pas shtyrjes së seancës