Kina “trondit” themelet e merkatos së futbollit

Tregu kinez po trondit themelet e merkatos europiane. Lojtarë që paguhen me miliona euro, jashtë çdo logjike, çmime marramendëse për të rritur sa më shumë vlerën e futbollit kinez dhe shumë emra të njohur që prej vitesh kanë populluar vendin e dragonjve. Paratë nuk janë një problem në Kinë, ku mania më e fundit është blerja e disa prej emrave më të lakuar të futbollit botëror. I fundit në radhë është sulmuesi italian Graziano Pelle, i cili për dy vite e gjysmë do të fitojë plot 40 milionë euro. Sa për të bërë një krahasim, Pelle do të fusë në xhepat e tij 16 milionë euro në sezon, po aq sa Zlatan Ibrahimoviç te Manchester United.
Jackson Martinez që u transferua disa muaj më parë nga Atletico Madrid te Guangzhou përfiton 12.5 mln euro në sezon. Radha vazhdon me sulmuesin argjentinas, Ezequiel Lavezzi që arkëton 13 milionë euro në sezon nga Hebei China Fortune. Vendin e parë në klasifikimin e goditjeve më të shtrenjta e mban Shanghai SIPG që ka nënshkruar me brazilianin Hulk për 20 milionë euro në sezon.

Artikulli paraprakKarlo Ançeloti prezantohet te Bayern Munich
Artikulli tjetërKosovë, vazhdojnë tarifat e zbritura të automjeteve për diasporën