Këshilli i Europës dënon censurën e Ramës: Mbylli emisionet kritike me qeverinë!

Vjen reagimi i parë i fortë kundër censurës së Ramës mbi mediat dhe fjalën e lirë. Këshilli i Europës ka denoncuar mbylljen e dy emisioneve kritike me qeverinë në Neës24 të Rakipit dhe Krastës. Prej ditësh në Shqipëri kanë plasur polemikat në lidhje me shkarkimin nga puna të Ylli Rakipit dhe Adi Krastës duke u mbyllur emisionet e tyre nga televizioni Neës 24.

Neës shikohej si media e vetme që kishte dy zyra kundër regjimit të Ramës dhe nuk ishte kapur plotësisht nga ai.
Por, me mbylljen e këtyre dy emisioneve të gjithë janë të bindur se Rama tashmë ka 99% të mediave në anën e tij.
Në lidhje me këtë gjë ka bërë lajm edhe Këshilli i Europës.

Lajmi i publikuar nga këshilli i Europës
Në prag të hapjes së sezonit të ri, televizioni i parë informativ 24 orësh, Neës 24, ka njoftuar mbylljen e dy programeve, emisionin e Ylli Rakipit ‘ Të paekspozuarit’ dhe Adi Krastës, “Krasta/ A Show”.
Të dy programet ishin kritik ndaj kryeministrit Edi Rama në vitin e fundit në tëlevizionin Neës 24 që është në pronësi të Focus Media Group.

Gazetari Adi Krasta është shkarkuar fundjavën e kaluar pasi presidenti i Neës 24, Irfan Hysenbelli raportohet të jetë kërcënuar nga kryeministri dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Më 19 korrik gazetari Artur Cani bëri me dije se kryeministri ishte takuar me pronarin e Neës 24 dhe i kishte kërkuar që të mbyllte programin e Rakipit si dhe të paralajmëronte Krastën, pasi mund të humbiste punën e tij.

Adi Krastës i është propozuar një tjetër pozicion punë në të njëjtin kanal televiziv.
Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij, dhe përfundimin e kontratës me Focus

Media Group. Irfan Hysenbelliu i ka mohuar zërat se emisionet janë mbyllur për shkak të presionit të qeverisë.
Zyra e shtypit të kryeministrit i ka quajtur këto lajme si “Fake News”.

Artikulli paraprakRakipi denoncon edhe presionin e Ramës ndaj Fevziut në sy të Frangajt: Do vendos unë…
Artikulli tjetërHidhet shorti i Champions League, ja përballjet e skuadrave