Këllira i Bashkisë intimidon gazetaren e Fax News

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një deklaratë për mediat pasi doli nga Komisioni I Medias, ashtu si kryeministri Rama është përpjekur për të intimiduar gazetaren e ‘Fax Neës’ Ambrozia Meta.
Gazetarja e ‘Fax Neës’ e pyeti kryebashkiakun nëse do të përdorte dhunë ndaj artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e Teatrit dhe kanë paralajmëruar se do hyjnë në greve nëse qeveria nuk tërhiqet.
Por Veliaj ashtu si Rama nuk iu përgjigj pyetjes në mënyrë të drejtpërdrejtë por i përmendi asaj që kishte folur me pronarët.
Replikat mes Erion Veliajt dhe gazetares:
Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?
Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax Neës’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…
Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët
Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biemë dakord, në të kundërt ajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën

Artikulli paraprakPërplasja: Hajdut kërkon të vjedhësh Teatrin me vëllanë e Prokurorit që mbylli vrasjen e Ardit Gjoklajt
Artikulli tjetërBerisha përshëndet deputetët e opozitës: “E nxorrën si qen me bisht ndër shalë”!