Përplasja: Hajdut kërkon të vjedhësh Teatrin me vëllanë e Prokurorit që mbylli vrasjen e Ardit Gjoklajt

Erion Veliaj pas debateve që shkaktoi në Komisionin e Medias dhe të Edukimit ka kërkuar menjëherë gazetarët që të sqarohet.
Teksa ishte duke bërë propagandën e rradhës, nga pas shfaqen deputetët demokratë, teksa Flamur Noka i ka përmendur atij vrasjen dhe mbylljen e çështjes së të riut Ardit Gjoklaj.
‘’Turp të të vijë, po përdor të njëjtin prokuror që mbylle çështjen e Ardit Gjoklajt për të vjedhur kryeqytetin. Do vjedhësh me vëllanë e tij ”, dëgjohet të thotë Noka teksa ishte duke zbritur shkallët.
Situata është ndezur pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka pranuar të dalë jashtë salle duke mos iu bindur urdhrit të kryetares Vokshi e cila gjithashtu i ka bërë thirrje dhe gardës që të reagojë por nuk i është përgjigjur thirrjes së saj për të nxjerrë me forcë Veliaj.
Ndërkohë që Vokshi bënte thirrje për nxjerrjen e tij jashtë, Velaij ndërhyri duke e thirrur “o Zogu”. Në këtë moment ndërhyri Flamur Noka duke I thirrur Veliajt “Zogu i Tiranës”, ndërsa më pas u ngrit për ta larguar me forcë, por më pas ndërhynë dhe deputetët e tjerë socialist dhe demokratë për të shmangur përplsjen fizike.
Noka pasi u pengua ta nxirrte vetë fizikisht jashtë Veliajn nga garda por dhe deputetë të tjerë që ndërhynë për të shmangur përplasjen fizike.
Ndërkohë që Veliaj nuk ngrihej për të dalë jashtë, Noka ka shpërthyer në akuza të forta duke e akuzu8ar për hajdut, dhe mashtrues që tokën e Teatrit Kombëtar kërkon t’ja japë fimës ‘Fusha’ për interesa të tij.
Por Veliaj i është përgjigjur se firmën ‘Fusha e kishte gjetur në Bashkina e Tiranës që kur kishte ardhur.
Noka: Hajdut, do të vjedhësh me oligarkët, do t’ja japësh tokën firmës ‘Fusha’.
Veliaj: Atë firmën ‘Fusha’ e gjeta në Bashki, ishte që në kohën e Lulzim Bashës…

Artikulli paraprakDerhemi: Veliaj merr ekspertë për të folur për Teatrit ata që mbrojnë vendin e punës
Artikulli tjetërKëllira i Bashkisë intimidon gazetaren e Fax News