Karrigia e Noriegës së Shqipërisë, po shtyn vendin drejt humnerës!

Sali BERISHA

Në vend të një zgjidhjeje politike, zgjedh mbrojtjen me çdo çmim të karriges së tij! Të dashur miq, Noriega i Shqipërisë pranon çdo gjë tjetër, por jo një kryeministër teknik sepse nuk i njeh vetes asnjë përgjegjësi për narkorepublikën që ndërtoi. Në katër vite, ai nuk iu tregon dot shqiptarëve një vepër publike, rrugë, shkollë, spital, ujësjellës, kanalizim apo premtim të mbajtur, por vetëm narkopolici, narkodeputetë, narkopushtetarë, narkofermerë, ara të pafundme kanabisi, tunele, magazina shtetërore me kanabis dhe laboratorë ndër më të sofistikuarit për drogën dhe njëlloj si Noriega, bankën e tij për larjen e parave të drogës. Narkorepublika është mjedisi që vret votën e lirë të shqiptarëve dhe ushqen me gjakun e tyre pushtetin e krimit të Edi Ramës.  Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi për lirimin nga burgjet për qëllime elektorale të vrasësve serialë, bandave terroriste dhe bllokimin e dekriminalizimit. Vetëm në administratë shtetërore ai ka sot mbi 400 vetë me rekorde kriminale dhe në grupin parlamentar zëvendësoi një grup vrasësish e trafikantësh me një grup tjetër, po të markës së tyre. Krimi dhe vetëm krimi është garantuesi kryesor i pushtetit të tij dhe vrasjen e votës së lirë. Ai për karrigen e tij ka shndërruar të gjithë rrogëtarët e administratës, ushtrisë, policisë, gardës, ndërmarrjeve publike në trupë elektorale të partisë shtet! Pra, Edi Rama nuk do zgjidhje politike. Ai për karrigen e tij do me çdo kusht t’iu rrëmbejë votën dhe të ardhmen tuaj. Revolucioni demokratik do ta hedhë Noriegën e Shqipërisë në vendin që ai meriton”, shprehet ish-kryeministri.

Artikulli paraprakMendje kritike për ndryshime kritike
Artikulli tjetërFaqja e pare