Karantina në Shtëpinë e Pushimit të Oficerëve, akt absurd dhe armiqësor ndaj ushtrisë!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendimin e marrë nga qeveria për vendosjen e karantinës në shtëpinë e pushimit të oficerëve. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ky është akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise.

“Disa herë jam shprehur se karantina duhet të vendoset në një baze ushtarake por shtëpia e pushimit të ushtarakeve nuk është bazë ushtarake’, shprehet Berisha.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vendosja e Karantines ne shtepine e pushimit te oficereve, nje akt absurd dhe armiqesor ndaj ushtrise!

Miq, pasi vensja e zones dhe objektit te karantines ne Kavaje u refuzua me te drejte nga qytetaret e ketij qyteti, Edvin Çekapi merr vendimin e dyte te gabuar, vendos te perdore per kete qellim shtepine e oficereve ne Durres. Ky eshte nje akt i papergjegjshem i Edvin Çekapit, i cili ne mijra e mijra objekte zgjedh te vetmen shtepi pushimi qe kane ushtaraket tane perveç Jales, te cilen e zene ndrikullat dhe kumbaret qeveritare.

Disa here jam shprehur se karantina duhet te vendoset ne nje baze ushtarake por shtepia e pushimit te ushtarakeve nuk eshte baze ushtarake.

Ky eshte nje akt armiqesor ndaj ushtarakeve shqiptar, qe sot jane usharaket me te keqpaguar ne Europe dhe marrin gjysmen e pages qe marrin ushtaraket ne Kosove.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim te papergjegjshem te Edvin Hajdutit dhe ndrikullave Hajnia dhe kerkoi anullimin e menjehershem te saj.

Artikulli paraprakVideo/ Tifozët në stadiumin banderolë “Mbro Teatrin dhe thirrje, “Rama ik”!
Artikulli tjetërÇfarë ndodhi sot me Ramën në Kongresin e PS dhe veprimi prej lëpirësi i Veliajt (Fotot)