Kapet në Rinas me kartë identiteti false

Një 45-vjeçar është arrestuar dje në Rinas, pasi është kapur me kartë identiteti falso. Policia e Rinasit bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin A.H., lindur e banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të pasaportave ka rezultuar se shtetasi i sipërpërmendur ka tentuar të largohet nga Shqipëria me një kartë identiteti italiane falco. Sipas policisë, 45-vjeçari kishte si qëllim udhëtimin drejt Greqisë, për të kaluar më pas trazit në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikulli paraprakNjë i vdekur e 3 të plagosur në dy aksidente
Artikulli tjetërLaboratori i kokainës/ Shtyhet procesi, nipi i ish-diktatorit refuzon të japë dëshminë