Kanceri i lëkurës, kur duhet të shqetësoheni për një nishan

Kanceri i lëkurës përfshin melanomën malinje, karcinomën e qelizave bazale dhe karcinomën e qelizave skuamoze. Bazalja dhe skuamozja janë të zakonshme dhe trajtimi i tyre është i efektshëm. Melanoma malinje, sidomos në stade të avancuara, është kërcënuese për jetën.
Simptomat e kancerit të lëkurës shfaqen si nishane të rinj ose si ndryshime tek nishanet, si kruarje apo gjakderdhje. Ndryshimet në lëkurë shpesh prekin shpinën, këmbët, krahët dhe lëkurën.
Bëni kujdes nëse vëreni:
1. Çdo ndryshim në madhësi, ngjyrë, formë të një nishani ose zgjatimeve të tjera të lëkurës
2. Një plagë e infektuar, e cila nuk shërohet.
Melanoma, tipi më i rrezikshëm i tipit të kancerit, mund të shfaqet si:
1. Ndryshim në një nishan ekzistues
2. Një njollë e vogël dhe e errët me kufinj të çrregullt, e cila del në lëkurë.
3. Një grumbull gungash të vogla, të errëta dhe të shndritshme.

Karcinoma e qelizave bazale mund të shfaqet në lëkurën e ekspozuar ndaj diellit si:
1. Një gungë ovale, e bardhë, e cila mund të shnderrohet në ulçerë.
2. Një njollë e kuqe dhe e lëmuar
3. Një njollë kafe ose blu në gjoks ose shpinë.
Karcinoma e qelizave skuamoze shfaqet si:
1. Një gungë në formë lythi, e cila rritet gradualisht
2. Një njollë e sheshtë e cila bëhet plagë dhe nuk shërohet
Shenjat e para të kancerit të lëkurës shfaqen në formën e nishaneve të mëdhenj ose në formën e ndryshimit të ngjyrës së lëkurës në disa zona. Nëse vini re diçka të tillë, konsultohuni me një specialist.
Diagnoza e kancerit të lëkurës përcaktohet përmes biopsisë: marrjes së një cope lëkure ose një nishani për tesim në laborator për të kërkuar për qeliza kanceroze. Lëkura mpihet me anestezikë, prandaj ndërhyrja nuk është e dhimbshme.
Cilat janë trajtimet e kancerit të lëkurës?
Shumica e kancerëve të lëkurës duhen hequr para se të shpërndahen. Doktorët do të vlerësojnë se në cilën fazë jeni: në fazën 0, kur melanoma është në sipërfaqe apo në fazën4, kur ka prekur mushkërinë, trurin dhe organe të tjera.
Në fazën e parë, hiqet melanoma dhe një pjesë lëkure rreth e rrotull saj. Në faza më të përparuara mund të paraqitet nevoja e heqjes së nodujve limfatikë. Në stadet më të avancuara, këshillohet kimioterapia, radioterapia ose trajtime me medikamente

Artikulli paraprakSi të ulni tensionin e lartë të gjakut pa ilaçe
Artikulli tjetërÇmendet merkatoja! Juventusi jep Higuain dhe 50 milionë euro për Icardi