Kalemaj: PS e mblodhi Rithemelimin me një fishkëllimë, i dha 2 komisionet më pak të rëndësishme

Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se PS-ja i mblodhi deputetët e Rithemelimit me një fishkëllimë dhe i dha 2 komisionet më pak të rëndësishme.

Më tej, Kalemaj tha se Rithemelimi nuk ka bërë asnjë propozim për sistemin zgjedhor.

“Mazhoranca ka bërë çfarë ka dashur, në fund të 5 muajve i mbledh këta me një fishkëllimë. I jep dy nga komisionet me irelenvante. Se e para është çështje në SPAK, janë mbyllur hetimet, edhe ajo e TIMS është teknike dhe është më pak e rëndësishmja nga komisionet e tjera. Se çfarë do bëjnë këta për 3-4 muaj? Për mua nuk ka asnjë vlerë. Këtu fiton personalisht Gaz Bardhi, pasi ai nuk qe pjesë e këtyre 507 mijë votave, nuk bëri fushatë.

Ai garantoi njohjen e tij si kryetar i grupit parlamentar të PD-së, emërimin si nënkryetar i partisë bashkë me Gjekmarkajn. Nga PD, Rithemelimi nuk kemi dëgjuar një propozim të saj siç kanë propozuar partitë e vogla që thonë jemi për këtë sistem. Këta çfarë mendimi kanë?

Grupi Bardhit nuk ka propozuar asgjë, vetëm të kenë bashkëkryetarin. Tani bien dakord të mos kenë bashkëkryetarin.”

Artikulli paraprakLufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Tiranë dhe Prishtinë! Zbardhet agjenda
Artikulli tjetër“Reforma zgjedhore mbetet prioritet i Partisë Demokratike”/ Mirela Karabina: Pazari PS-Rithemelim, tregues i shkëputjes së politikës nga qytetarët