Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar/ Zyrtari i lartë amerikan vizitë në Tiranë dhe Prishtinë! Zbardhet agjenda

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) Todd D. Robinson do të vizitojë Shqipërinë.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të vijë në Tiranë nga data 18-20 mars, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe partnerët e INL që po mbështesin punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Robinson pritet të vizitojë dhe Kosovën. Ai do të jetë në Prishtinë nga data 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët e INL në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Artikulli paraprakPosht Ballkonit
Artikulli tjetërKalemaj: PS e mblodhi Rithemelimin me një fishkëllimë, i dha 2 komisionet më pak të rëndësishme