Ka nisur kryengritja, qytetarët i bllokojnë rrugën, frikacaku ndryshon rrugë dhe fshihet ferrave

Një revoltë e vërtetë popullore ka shpërthyer sot në vizitën që Rama kishte planifikuar në Librazhd dhe Prrenjas. Mijëra qytetarë kanë bllokuar rrugën kryesore dhe kjo e ka detyruar Ramën që të ndryshojë rrugë dhe të fshihet ferrave. Kjo është një paralajmërim i fortë i reagimit të vendosur popullor kunmdër zgjedhjeve kriminale të Ramës.

Në takimin e sotëm me qytetarët e Librazhdit, Rama u prit me protesta nga simpatizantët e Partisë Demokratike, të cilët qëlluan me vezë dhe sende të forta eskortën e kryeministrit Rama.

Për të shmangur incidentin, eskorta ka devijuar menjëherë rrugën dhe për pak ka goditur një gardist, i cili po mundohej të orientonte makinën. Ende nuk ka detaje lidhur me këtë incident.

Në video shihet konfrontimi me forcat e policisë, si dhe reagimi i menjëhershëm i gardës, e cila ka devijuar menjëherë rrugën.
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën elektorale, në Librazhd dhe Prrenjas. Gjatë këtyre takimeve, Rama u prit me protesta dhe incidente, ku mbështetësit e PD-së, qëlluan me vezë eskortën e Ramës, teksa po hynte në Librazhd.

Kryeministri ironizoi incidentin, duke i quajtur protestuesit mjeranë. Rama i ka kërkuar sërish tërheqjen presidenti Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Artikulli paraprakLargimi i Ramës, i panegociueshëm, protestat nuk ndalen, cili është skenari rus i Ramës
Artikulli tjetërRama urdhëroi arrestimi e drejtuesve të PD Librazhd dhe Prrenjas, nuk ka pranga për gjithë popullin…