Juristi i burgut infektohet me Covid-19, vetëkarantinohet drejtori

Juristi i burgut të Rrogozhinës dyshohet se është infektuar me COVID-19.

Burime bëjnë me dije se, zyra e juristit është dizinfektuar ditën e djeshme. Ai ka shfaqur simptomat duke detyruar autoritetet t’i marrin tamponin për të kryer analizat.

Në orët e ardhshme pritet përgjigjia për të konfirmuar dyshimet e infektimit me koronavirus të juristit të burgut të Rrogozhinës.

Ndërkohë që drejtori i burgut është vetë karantinuar pasi ka pasur kontakte të shpeshta me juristin.

Si juristi dhe drejtori i burgut jane banorë të Tiranës.

Juristi është rreth 40-vjeç.

Artikulli paraprak10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë
Artikulli tjetërOBSH, gati të ndryshojë udhëzimet për përdorimin e maskave! Cilat janë ambientet më të rrezikshme