10 oligarkët e Ramës me 120 milionë euro janë të vetmit që gëzojnë në krizë pa iu prekur asnjë qindarkë

Nga Edi PALOKA

Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro!

Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!

Shtyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionohen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët.

Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve.

Artikulli paraprak12 rastet me Covid-19 në Shkodër, Spahia: Neglizhencë kriminale, protokolli bazë i verifikimeve nuk është kryer
Artikulli tjetërJuristi i burgut infektohet me Covid-19, vetëkarantinohet drejtori