Juncker: Turqia të respektojë marrëveshjen për refugjatët

Pasi Parlamenti i BE-sё kёshilloi ngrirjen e bisedimeve tё anëtarёsimit BE-Turqi, presidenti Erdogan po demonstron sёrish forcёn. Presidenti i Komisionit tё BE-sё, Jean-Claude Juncker i kёrkoi presidentit turk Erdogan, qё tё respektojё marrёveshjen pёr refugjatёt me Europёn. Unё e hedh poshtё anulimin e paktit nga Ankaraja, i tha Juncker gazetёs belge “La Libre Belgique”. Erdogani tё premten (25.11) sёrish kёrcёnoi me anulimin e marrёveshjes pёr refugjatёt, pasi shumica e deputetёve tё Parlamentit Europian votuan, pёr pezullimin e bisedimeve tё anëtarёsimit BE-Turqi.
Presidenti i Komisionit tё BE-sё Juncker megjithatё i vlerёsoi pёrpjekjet e Turqisё pёr pranimin e refugjatёve. Turqia strehon mbi tre milionё migrantё dhe refugjatё, gjё qё Europa nuk e bёn. Ndaj Europa nuk duhet t’i japё mёsime Turqisё nё kёtё drejtim. Turqia angazhohet mё shumё se Jordania dhe Libani. Ne duhet tё jemi mjaft tё matur lidhur me kёtё ҁёshtje, tha Juncker pёr televizionin “Euronews”. Turqia ёshtё jo vetёm lidhur me krizёn e refugjatёve njё partnere e rëndёsishme e BE-sё, theksoi Juncker.
I pyetur, nёse ai mund tё bisedojё me njё president Erdogan, qё po bёhet gjithnjё e mё autoritar, kreu i Komisionit tё BE-sё tha se: Ne kemi marrёdhёnie me tё gjitha diktaturat, sepse ne duhet tё bashkorganizojmё botёn. “Me tё drejtё flitet pёr Turqinё, por askush nuk flet pёr Arabinё Saudite”.
Sidoqoftё qeveria turke duhet t’i vlerёsojё me seriozitet paralajmёrimet e BE-sё, pёr pezullimin e bisedimeve tё anëtarёsimit dhe duhet tё zbatojё reformat e kёrkuara. Kёto reforma janё kusht pёr heqjen e planifikuar tё vizave pёr qytetarёt turq, si dhe janё baza pёr vazhdimin e bisedimeve tё anëtarёsimit. Nga Europa kritikohen veҁanёrisht ligjet e antiterrorit nё Turqi, qё lejojnё arrestimin, marrjen nё pyetje dhe dёnimin e politikanёve opozitarё, tё kritikёve tё qeverisё dhe tё gazetarёve.

Artikulli paraprakKërcënimi i Erdoganit, Ballkani i trembet fluksit të refugjatëve
Artikulli tjetërTrump sulmon Clintonin për rinumërimin