Ja skuadrat e kualifikuara

Roma, Juventus, Manchester United dhe Bazel bashkohet me listën e të kualifikuarve për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, që tashmë, ishin tetë: Chelsea, Barcelona, Beşiktaş, Real Madrid, PSG, Manchester City, Tottenham dhe Bayern Munich. Kjo është “fotografia” momentale, teksa janë mbyllur ndeshjet në katër grupet e para të Champions-it, ndërsa gjërat do të vulosen përfundimisht pas sfidave të fundit të katër grupeve të tjera, të mërkurën.
GRUPI A
Fitoret e Manchester United (2-1 ndaj CSKA Moskës) dhe Bazel (0-2 kundër Benfica) vendosën fatin e një grupi, që ishte i hapur deri edhe në pjesën e dytë për të dyja palët. “Djajtë e Kuq” përfundojnë si të parët në grup, ndërsa zviceranët shkojnë në vazon 2.
GRUPI B
PSG dhe Bayern Munich u klasifikuan tashmë. E nevojshme ishte vetëm për të përcaktuar se cili nga të dy do të përfundonte në vendin e parë, diçka që u vendos në “Allianz Arena”, në duelin e drejtpërdrejtë. Bayern Munich fitoi, por jo me mjaftueshëm për të kapërcyer “mesataren e golave” në favor të skuadrës nga Parisi (3-1). Në ndeshjen tjetër të grupit, Celtic ra në fushën e Anderlecht (0-1).
GRUPI C
Në Grupin C, Chelsea tashmë e kishte një biletë për në tetëshe, por jo pozicionin që do të zinte në grup. Pas barazimit me Atlético (1-1), “blues” e mbyllën grupin në vendin e dytë. Roma, e cila mundi Qarabag (1-0), arriti të kualifikohej si kokë e grupit. Atlético Madrid do të duhet të vendosë për të luajtur në Ligën e Europës.
GRUPI D
Barça ishte kualifikuar tashmë që në ndeshjen e mëparshme, kështu që emocionet e grupit ishin të njohura, se kush do të ishte në vendin e parë. Juventusi fitoi në Pire kundër Olympiacos (0-2) dhe Barcelonës kundër Sporting Portugali (2-0), duke sigluar edhe kualifikimin e bardhezinjve si të dytët.
GRUPI E
Manchester City e ka arritur kualifikimin e tij dy ndeshje më parë, me fitore të plota. Mbetet për të vendosur se kush do ta shoqërojë atë në vendin e dytë, Napoli apo Shakhtar. Një fitore e “partenopeo” kundër Feyenoordit, e kombinuar me një fitore te Manchester City kundër Shakhtarit, do t’i dërgonte italianët në raundin tjetër të Champions-it.
GRUPI F
Çdo gjë është për t’u vendosur në grupin F, në të cilin Liverpool, kreu i grupit, do të luajë avancimin më tej përpara Spartakut të Moskës. Sevilla do të përballet me Maribor, duke e ditur se me një fitore kalon raundin.
GRUPI G
Barazimi mes Besiktas dhe Porto (1-1) në ditën e fundit ishte e mjaftueshme për ekipin turk, për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, për herë të parë. Skuadra tjetër do të vendoset në ndeshjen e fundit, në të cilën Porto dhe Rb Leipzig, të dyja me nga shtatë pikë, do të luajnë gjithçka (Porto-Monaco dhe Rb Leipzig-Besiktas).
GRUPI H
Të gjitha janë vendosur në Grupin H, në të cilin Tottenham do të përfundojë si kokë grupi, duke
fituar kundër APOEL. Real Madridi kualifikohet si i dyti, teksa e mbyll sonte kundër Borussia Dortmundit.

Artikulli paraprakSigmar Gabriel, apel për një Europë ndryshe
Artikulli tjetërMbape vendos rekordin e ri të Ligës së Kampionëve