Ja kush sulmoi policinë në Elbasan, shtrëngimi i duarve me krimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot pasditen për sulmin ndaj policisë në Elbasan duke publikuar në Facebook edhe një foto ku Rama shtrëngon duart me Petrit Çelën, në prani të kumbarit Qazim Sejdini.
Basha shkruan se Petrit Çela është babai i Suel Çelës që përplasi me makinë zëvendësdrejtorin e policisë sëbashku me dhëndrin e Sejdinit.
“Ja ku buron guximi dhe pushteti i bandave kriminale. Makina që goditi policinë mbrëmë në Elbasan, është në emër të Petrit Çelës që po shtrëngon duart me Edi Ramën në prani të kumbarit Qazim Sejdini. Policët e ndershëm të Elbasanit denoncuan mbrëmë se i biri, Sueli ishte në fakt në makinë, sëbashku me dhëndrin e Sejdinit. Edhe Edi Rama e di mirë, por kjo është zgjedhja e tij; shtrëngimi i duarve me krimin, për të siguruar vota në zgjedhje”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakAung San Suu Kyi, apel për ndaljen e dhunës
Artikulli tjetër5 portierët që do të dominojnë