5 portierët që do të dominojnë

Momentalisht portierë si Buffon, Neuer, Ter Stegen, De Gea, Oblak dhe Kaylor janë emra që ofrojnë garanci në portë, por krah tyre, botës së futbollit po i vijnë emra të tjerë, të cilët edhe pse janë vetëm në hapat e para, kanë shfaqur një formë mbresëlënëse dhe sigurisht nuk është aq e largët dita kur për ta do të flasim shumë, madje për disa prej tyre edhe kemi nisur.
Kepa Arrizabalaga, gardiani i Athletic Bilbao. Është vetëm 22 vjeç, por pavarësisht moshës së re, ka arritur të lërë gjurmë edhe mbresa. Reali i Madridit ka shfaqur interes, ndërkohë që është bërë pjesë e kombëtares spanjolle, pas performancës së shkëlqyer me kombëtaren U-21 të La Rojas.
Giannluiggi Donnaruma. Sa shumë u fol për të gjatë merkatos verore, sa shumë ankth prodhoi në radhët e Milanit dhe tifozëve pritja e gjatë për rinovimin e kontratës, fatmirësisht fundi ishte i lumtur. Gigio tashmë është një emër i konfirmuar në “San Siro”, pasardhës i denjë i Buffon në kombëtaren e Italisë. Është ai lideri i Milanit dhe prej moshës 16-vjeçare ruan portën e kuqezinjve.
Evertonit iu desh t’i paguante Sunderland 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit Pickford. Performanca e tij në Premier League është e kënaqshme dhe në “Gudison Park” të gjithë duartrokasin Pickford.
Takimi Argjentinë-Venezuelë përfundoi në barazim 1-1, por merita për arritjen e këtij rezultati pozitiv për venezulianët e ka gardiani i tyre, Wuilker Farinez. Për të keni dëgjuar shumë pak ose aspak, por është vetëm 19 vjeç dhe falë reflekseve të tij, Messi dhe të tjerë futbollistë të Argjentinës nuk ia dolën dot të merrnin tre pikë.
Quhet Lafont dhe ishte vetëm 16 vjeç e 310 ditë kur ai debutoi në kampionatin francez me fanellën e Toulouse, duke u futur në histori si gardiani më i ri në moshë që luan në Ligue One. Sot 18-vjeçari është një objektiv që ndiqet me vëmendje nga disa klube të mëdha europiane.

Artikulli paraprakJa kush sulmoi policinë në Elbasan, shtrëngimi i duarve me krimin
Artikulli tjetërJuve në gjurmët e Jan Oblak