Ish-Presidenti francez Sarkozy në paraburgim

Sarkozi u mor në pyetje në Nanterre nga hetuesit e njësisë antikorrupsion për një aferë lidhur me donacione të paligjshme për fushatën elektorale 2007, njoftoi agjencia e lajmeve AFP që u referohet qarqeve të organeve hetimore. Kjo është hera e parë që ish-kreu i shtetit merret në pyetje në lidhje me akuzat. Prokurorët dhe hetuesit po hetojnë për dyshime të lindura për pesë vjet më parë sipas së cilave fushata elektorale presidenciale e politikanit konservator Sarkozy ishte bashkëfinancuar në vitin 2007 nga sundimtari i atëhershëm libian, Muamar Gadafi. Fjala është për të paktën 50 milionë euro. Kur ishte Presidenti Sarkozi i quajti këto akuza “groteske”.

Artikulli paraprakKripa shkakton shumë dëme në trupin tonë, sasia ditore që duhet të marrim
Artikulli tjetërSulmet ajrore vrasin 15 fëmijë në Guta të Sirisë