Afera CEZ-DIA, dënohet me 11 vite burg Kastriot Ismailaj

11 vite burg është dënuar nga Gjykata e Tiranës, Kastriot Ismailaj. Biznesmeni akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda në aferën CEZ-DIA, ku Ismailaj u akuzua se i vodhi buxhetit të shtetit rreth 5 milionë dollarë.
Në seancën me dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 3 orë u lexuan konkluzionet e mbrojtjes nga një avokat kryesisht. Kjo u kundërshtua nga biznesmeni, pasi dy mbrojtësit e tij ligjorë nuk ishin paraqitur dhe për këtë arsye kërkoi shtyrjen e seancës, por kërkesa u refuzua nga Gjykata.
Gjithashtu Gjykata vendosi të sekuestrojë 4 milionë dollarë të Kastriot Ismailaj dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Prokuroria pati kërkuar 15 vite burg për të pandehurin, i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi me mbledhjen e borxheve të kompanisë CEZ.
Kompania e tij DIA kryente mbledhje fiktive të borxheve, ndërsa nga buxheti i shtetit rimbursoheshin paratë e presepuzuara si të arkëtuara. Këto veprime Ismailaj i kryente me ish-drejtuesin e CEZ, Josef Hajsek në Shqipëri për të cilin ka nisur një proces gjyqësor në mungesë në vendin tonë.

Artikulli paraprakIsh-nëdrejtori mbetet në burg, Gjykata rrëzon kërkesën për lirim
Artikulli tjetërTritoli trondit Burrelin, hidhet në erë një makinë