Ish-ministrja: Si u shmang konflikti civil dy vite më parë dhe si Rama injoroi mekanizmin bashkëpunues

Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale lidhur me krizën politike në të cilën ndodhet sot vendi. Karabina radhit disa prej arsyeve përse duhet një qeveri tranzitore pasi, sipas saj, qëndrimi i Kryeministrit Rama dhe besnikëve të tij do të sillte paradoksin e krijuar në MAS gjatë qeverisë teknike, ku administrata e institucionit të arsimit me në krye Sekretarin e Përgjthshëm, Plarent Ndreca jo vetëm nuk ju bindën ministrit, por ushtronin presion mbi vartësit deri në bllokimin total të detyrave të eprorit dhe kabinetit të saj.

Peërpos të gjitha ngjarjeve, që ish-ministrja evidenton në reagimin e saj, të cilat ndodhen gjatë kohës që MASR drejtohej nga ministrja teknike karabina kabineti saj jo vetëm që nuk u pagua, por ministrja Karabina dhe stafi i saj i përberë nga këshilltari Albano Zhapaj, Taulant Aliaj, Ndriçim Mehmetaj dhe drejtoresha Edliea Late janë kallezuar penalisht në prokurori nga Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca dhe drejtorët e institucionit të PS, duke rrezikuar disa vite burg me arsyen e ushtrimit të paligjshëm të detyrës dhe pse ishin në detyrë me urdhër nga titullari i MAS.

“Dy vite me parë, Partia Demokratike në një situatë të tensionuar politike, shmangu konfliktin civil në emër të ardhmërisë europiane të vendit. Mekanizmi bashkëqeverisje (PS-PD) ishte fillimi i një rrugëtimi të pakthyeshëm drejt krijimit të shtetit të së drejtës, të shtetit ligjor.

Por, Qeveria socialiste e injoroi këtë mekanizëm bashkëpunues, e shpërfilli dhe dëshmoi para gjithë shqiptarëve:

1.Pamundësinë e saj për të bashkëpunuar me opozitën, edhe pse ky bashkëpunim ishte në shërbim të interesit kombëtar.

2-Bllokimin e qëllimshëm të përmbushjes së detyrimit institucional të ministrave teknikë, ministra të dekretuar me të drejta të plota, nëpërmjet panikut dhe përpjekjeve mjerane të goditjes së shtetit të së drejtës, minimit të shtetit ligjor.
3-Ndërtimin e një administrate të trysnuar, jo profesionale, xhelatinoze të rrëshqitshme që merr formën e eprorit duke goditur shtyllën e një shteti, mekanizimin lëvizës të tij, administratën.
4-Shkërrmoqjes së institucioneve gjatë fushatës elektorale përballë modelit ligjor që sollën ministrant teknikë në ministritë që drejtuan: ruajtjes së institucionit shtetor nga përdorimi i burimeve njerëzore dhe financiare në shërbim të pushtetit.

Dhe sot jemi përballë fakteve, jo më në hipoteza, me një model të jetuar, me raport të përpiluar nga ministrant teknikë, me konkluzione dhe rekomandime të cilat koha do t’i bëjë pjesë të zgjidhjeve.

Nuk po luanim shtëpiash, nuk po luanim me kukulla, po luanim lojën e jetës me personazhe reale, në shërbim të interesit të përbashkët për një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan ish-ministrja Karabina.

222 2

333

Artikulli paraprakBerisha thirrje socialistëve: Në rast se ka mbetur njëri prej jush pa u bërë kanabist, ky ka marrë fund!
Artikulli tjetërBasha: Deputetët britanikë rrinë në këmbë, në Shqipëri karrigia e pushtetarit kushton 15 mijë euro