Ish-drejtori i policisë pyet ministrin: Kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i gruas së tij, ku mbeti i vrarë Reçi

Një akuzë mjaft e rëndë është hedhur kundrejt ministrit Lleshaj nga studioja e “360gradë” nga Artur Zheji.

Ish-drejtuesi i lartë në Polici, Shemsi Prençi ka pyetur ministrin e Brendshëm se, kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i bashkëshortes së tij, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi.

Shemsi Prençi: Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj, kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen.

Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira e të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me Reçët. Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj.

Kujtojmë se vrasja e Kastriot Reçit me snajper në mes të Rrëshenit, ishte një nga më të përfolurat në këtë fillim të 2020-tës, por që duket se zbardhja e saj do të arkivohet në sirtaret e policisë së shtetit.

Pas ngjarjes asnjë person nuk u shpall në kërkim si i dyshuar, dhe me siguri do të rikthehet në vëmendje, kur seria e hakmarrjeve mes disa familjeve të vijojë sagën.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e gazetares: Ministra dhe deputetë në përgjim në resortin “Golden”
Artikulli tjetërRamaKÇK nuk ndalet, sulmon analistë dhe gazetarë pse janë kundër tij…