Irani kërcënim të hapur Europës

Kreu ushtarak pretendon se Teherani do ta shtrijë kufirin maksimal aktual prej 2 mijë kilometrash të raketave të Iranit në një kohë kur pragu aktual nuk i afrohet kufirit të Europës dhe Britanisë së Madhe. Franca ka kërkuar që programi i raketave balistike të Iranit duhet të jetë subjekt i një dialogu të pakompromis. Europa ka kërkuar gjithashtu diskutimin e çështjes që nuk është mbuluar në marrëveshjen e bërthamore me Iranin në vitin 2015.
Gjenerali Hossein Salami tha: “Nëse deri tani e kemi mbajtur rrezen e mbulimit të raketave tona deri në 2 mijë kilometra, këtë nuk e kemi bërë për shkak të mungesës së teknologjisë, por sepse po ndjekim një doktrinë startegjike”. Teherani ka pretenduar gjithashtu se programi raketor i vendit shërben vetëm për qëllim mbrojtjeje. “Deri tani nuk kemi menduar se Europa përbën kërcënim për vendin tonë, kështu nuk kemi vendosur ta rrisim rrezen e mbulimit, por nëse Europa kërkon të kthehet në kërcënim, ne do ta rrisim kufirin maksimal”, vazhdoi gjenerali.
Gjenerali Mohammad Ali Jafari paralajmëroi se në rrezen aktuale të mbulimit përfshihen shumica e “forcave dhe interesave” të Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe se rrezja aktuale e mbulimit është përcaktuar nga lideri suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei.
Lajmi vjen, pasi Irani iu kundërvu princit të Arabisë Saudite, pasi kishte ofenduar liderin suprem të Iranit. Fisniku saudit u quajt “i papjekur” teksa lufta e fjalëve vazhdon. Princi Mohammed bin Salman u paralajmërua se mund të kishte fatin e diktatorëve të Lindjes së Mesme. Lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei bëri disa komente ofenduese, pasi u akuzua nga princi saudit se ishte “Hitleri i ri” i rajonit.
Ministri i Jashtëm i Irani, Bahram Qasemi, tha se princi saudit ishte i pasjellshëm dhe i papjekur. “E këshilloj fuqimisht të mendohet mirë, sepse mund të kishte fatin e diktatorëve të famshëm të rajonit të Lindjes së Mesme gjatë këtyre viteve të fundit nëse vazhdon t’i shohë politikat e tyre si model”.
Në fjalimin që shkaktoi zjarr të madh, princi Mohammad bin Salman tha: “Kemi mësuar nga Europa se taktikat paqësore nuk funksionojnë. Nuk duam që Hitleri i ri i Iranit të përsërisë në Lindjen e Mesme atë që ndodhi dikur në Europë”. Arabia Saudite dhe Irani kanë interesa dhe aleanca rivale në Lindjen e Mesme.

Artikulli paraprakGjermani: CDU do koalicion me socialdemokratët
Artikulli tjetërBrexit, ditët e fundit të britanikëve