Investimet bruto në ekonomi në trend rënës nga 2013, pritshmëritë jo optimiste

Investimet bruto në ekonomi (private dhe ato publike) kanë hyrë në trend rënës. Në vitin 2013, investimet publike ishin 5.1% e PBB-së dhe ato private ishin 22.1% e PBB-së, duke shënuar një total prej 27.2% të PBB, sipas të dhënave që ka publikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar së fundmi për Shqipërinë. Më pas të dy zërat e investimeve, si ato publike dhe private, nisën rënien progresive, dukë shënuar 26.7% e PBB-së, dhe në 2015 ranë në 24.9% e PBB. Rënia investimeve ka qenë me të njëjtat ritme si për ato private dhe publike. Sipas Fondit pritshmëritë për 2017 janë për një rritje të lehtë të investimeve private në ekonomi, teksa ato publike pritet të mos ndryshojnë në raport me PBB-në. Investimet private me 2017 pritet të arrijnë në 19.6% të PBB me një rritje 0.7 për qind të PBB-së, teksa investimet publike pritet ta mbyllin vitin në 4.6 për qind të PBB, më pak se planifikimi dhe pritshmëritë e qeverisë. Banka e Shqipërisë analizon se investimet private në përgjithësi u ndikuan pozitivisht nga përmirësimi i besimit dhe i gjendjes financiare të bizneseve, nga gjallërimi i kërkesës private dhe nga vijimi i projekteve të mëdha investuese në infrastrukturë si (TAP dhe HEC-et mbi lumin Devoll). Investimet private janë mbështetur nga gjallërimi i kërkesës për blerje banese, ashtu dhe nga rritja e lejeve të ndërtimit. Rritja e investimeve në ekonomi sipas BSH ka vijuar përgjatë gjithë vitit, duke u mbështetur më tepër nga zgjerimi i investimeve private. Informacioni i tërthortë që disponohet për tremujorin e tretë tregon për rritje të importit të materialeve, të cilat përdoren në sektorin e ndërtimit, rritje të vogël, por pozitive të kredisë dhënë për qëllime investimi. Pritshmëritë e FMN-së për investimet Bruto në ekonomi janë ulur. Për vitin 2018, investimet bruto pritet të arrijnë në 24.5% të PBB-së dhe në 2019-ën në 24.4 (-3% dhe -2.2% më pak). Edhe për 2017-ën FMN pret që rritja e investimeve të jetë 24.8% e PBB, me një ulje prej 3.9 pikë përqindjeje nga parashikimi fillestar i janarit 2017.

Artikulli paraprakRama i jep Fondacionit Soros një tjetër koncesion
Artikulli tjetërSpahia denoncon gjendjen e spitaleve dhe projektin e patronazhimit