Inter nis të “fut ujë”, ekipi po vuan lodhjen e sezonit të gjatë

Ndoshta barazimi me Kaljarin ndryshoi diçka vetëm në nivelin numerik, sepse Simone Inzagi gjithsesi do ta luante për ta fituar derbin kundër Milanit. Kërkon që ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo bëhet duke mundur kushërinjtë, pikërisht në shtëpinë e tyre.

Dhe për të arritur fitoren e gjashtë radhazi në derbi, pas një rekordi në vitin 2023 me 5 fitore. Dhe për ta bërë këtë, duhet që Interi të përmirësohet në atë që ishte pika më e fortë e këtij sezoni, mbrojtja. Në lojën pa top, skuadra e Inzagit duhet të bëjë diçka më shumë dhe më mirë sepse ndaj Kaljarit pësoi shumë raste, madje më shumë nga të gjitha ndeshjet e tjera që ka zhvilluar skuadra e Inzagit në këtë sezon. Inzagi e di shumë mirë që në mesin e muajit prill skuadra është e lodhur dhe ndonjë gabim më shumë se herët e tjera do ta bëjë. Bastoni dhe Açerbi, të cilët kanë qenë kolona gjatë gjithë sezonit, kundër Kaljarit gabuan dukshëm.

Në fakt e gjithë faza e lojës pa top ishte disi e lehtë dhe e ngathët. Rrallë ka ndodhur në këtë sezon që Interi të lërë kaq shumë hapësira edhe ndaj skuadrave më të forta në letër sesa Kaljari. Nuk është rastësi fakti se në 5ndeshjet e fundit, zikaltrit e kanëmbajtur portën e paprekur vetëm1 herë. Bëhet fjalë për duelinkundër Empolit. Në të gjitha sfidat e tjera reparti i prapavijësështë thyer.

Artikulli paraprakCilat janë vitaminat më të mira për shëndetin e syve?
Artikulli tjetërPa shtëpi dhe pa bonus/ 65 familje të dëmtuara nga tërmeti kërkojnë zgjidhje