Inter në merkato

Zhindong Zhang me mision në Spanjë. Pronari i Interit udhëtoi drejt Madridit, ku zyrtarisht në axhendën e tij janë takimet me krerët e Ligës spanjolle për të diskutuar rreth të drejtave televizive. Megjithatë, pas udhëtimit fshihet edhe një prapaskenë: bëhet fjalë për një objektiv të rëndësishëm në merkaton e klubit. Zikaltërit vazhdojnë të monitorojnë situatën e James Rodriguez.
Zhang do të takohet me presidentin e Realit të Madridit, Florentino Perez për të kuptuar se çfarë synimi kanë “Los Blancos” dhe cila mund të jetë strategjia për të realizuar afrimin e mundshëm të yllit kolumbian. James Rodriguez është një prej lojtarëve të preferuar të Suning, që prej fillimit të sezonit tentoi të paraqitej në Milano me një blerje “galaktike”. Për të realizuar afrimin e lojtarit, pronarët kinezë të Interit ofruan 80 milionë euro.
Gjithsesi, marrëveshja nuk u realizua, mbi të gjitha prej dëshirës së 25-vjeçarit, i cili kërkoi të qëndronte në Madrid, për të luajtur shanset e tij. Pas një tjetër sezoni ku nuk është në preferencat e trajnerit Zidane, situata tashmë ka ndryshuar.
Në merkaton e janarit, James refuzoi milionat e ofruara nga Kina, por po mendon që në fund të sezonit të ndryshojë skuadër, edhe sepse vitin e ardhshëm luhet Kupa e Botës në Rusi. Pikërisht në këtë pikë Interi synon të përfitojë, sepse pas largimit të Jovetic, kërkohet një numër 10, të cilin zikaltërit e kanë prenotuar për kolumbianin.
Kylian Mbappe Lottin është njeriu i momentit në futbollin evropian. 18-vjeçari që luan sezonin e dytë tek Monaco ka vënë në radhë të mëdhenjtë e Evropës për shërbimet e tij. Autor i 7 golave në kampionat, 1 në Kupën e Francës dhe 3 në Kupën e Ligës, ai shënoi golin e 1-rë edhe në UCL.
I rritur tek Bondy dhe i zhvilluar në Principatë, ai ka një sens të zhvilluar goli me diferencë krahasuar me bashkëmoshatarët. Pronari Rybolovlev e vlerëson talentin e tij nga 60-80 milionë euro dhe po përpiqet të bindë menaxherin e lojtarit për rinovim sa më të shpejtë të kontratës.
Kjo pasi skuadra si Dortmund, Barça, Arsenal, Real Madrid, Bayern dhe Man City kanë dërguar zbuluesit e tyre për ta ndjekur nga afër. Madje asistentët e Pep e kërkojnë bashkë me shërbimet e një tjetër lojtari nga Principata, portugezit Bernardo Silva.
UCL është skena e të mëdhenjve dhe Mbappe Lottin, u fut nga dera kryesore në “Etihad”, kur i dha fitoren në pjesën e 1-rë miqve francezë ndaj vendasve anglezë. Kylian tashmë është një realitet, gjuetia për të ka nisur dhe kostoja nuk do të jetë aspak e lirë.

Artikulli paraprakBajerni shkatërron Hamburgun, skuadra e Mavrajt pëson 8 gola
Artikulli tjetërZbulohen emrat e 4 “tradhtarëve”