Inter kërkon € 600 mijë në këmbim të Gabigol

Zbulohen detaje të tjera në lidhje me situatën e Gabigol, futbollistit për të cilin Inter është gjithmonë në kërkim të një sistemimi, duke nisur nga janari i ardhshëm, duke marrë shkas nga fakti që eksperienca e tij aktuale në huazim te Benfica është e destinuar të mbyllet në mënyrë të parakohshme, për shkak të rezultateve të dështuara. Sulmuesi brazilian u transferua në kampionatin portugez në formë huazimi për një sezon në merkaton e verës, por do të mbyllë në gjysmë aventurën zhgënjyese.
Gabigol është i kërkuar nga shumë klube në atdheun e tij, mes të cilave San Paolo dhe Flamengo, por në orët e fundit është mësuar një fakt i ri. Inter ka vendosur një kusht të qartë. Cilido që dëshiron të marrë në huazim futbollistin, do të duhet të paguajë shumën prej 600 mijë euro që korrespondon me detyrimin që duhet të likuidonte Benfica deri në fund të sezonit, qershor 2018, kur skadonte marrëveshja mes palëve.

Artikulli paraprakMesi kundër planit për Coutinhon
Artikulli tjetërSimeone është absolutisht i sigurt për të ardhmen