Infektohet nga koronavirusi një 4-vjeçare, katër minorenë të prekur në Itali

Në Itali ditën e sotme është shënuar edhe rasti më i fundit i të infektuarit nga Koronavirusi, dhe bëhet fjalë për një fëmijë 4-vjeçare.

E mitura 4-vjeçare që është prekur nga virusi vdekjeprurës është nga zona  e Castiglione d’Adda. Një vend shumë afër shpërthimit të virusit, në Lombardi.

Janë katër minoren që kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi në Lombardi.

Konfirmimi vjen nga këshilltari rajonal i shëndetit, Giulio Gallera, sipas së cilit bëhet fjalë për vajzën 4 vjeçare, dy fëmijë 10 vjeçar dhe një djalë 15 vjeç.

Të katër, dy prej të cilëve janë në spital, një në San Matteo të Pavia dhe një në spitalin e provincës së Bergamo.

Deri tani janë më shumë se 350 raste të infektuara mes të cilëve 11 të vdekur nga koronavirusi në 9 rajonë të Italisë.

259 raste (mes të cilëve 4 fëmijë) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 të vdekur në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toskana dhe Liguria, 1 në Alto Adige.

Pritet konfirmimi për një rast pozitiv edhe në Marche. Ministri Azzolina ka garantuar që “nuk ka rrezik që nxënësit dhe studentët të humbin vitin shkollor”.

1 73

Artikulli paraprakZbadhen shkaqet e vrasjes së dyfishtë në oborrin e shtëpisë
Artikulli tjetërNjë reagim dhe thirrje!