Infektohet me Covid-19 edukatorja, mbyllet një tjetër çerdhe në Tiranë

Autoritetet shëndetësore në Tiranë bëjnë me dije se një tjetër çerdhe është mbyllur për shkak të koronavirusit, pasi një edukatore ka rezultuar pozitive.

Në datën 12 Qershor, ditën e Premte, në momentin e paraqitjes në punë, në zbatim të protokollit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në çerdhen nr.11 u konstatua një punonjëse me temperature. Që nga ajo ditë, punonjësja nuk është lejuar në mjediset e punës dhe është karantinuar në banesën e saj. Pas raportimit të rastit është kryer edhe tamponi.

Jemi duke pritur vënien në dijeni në mënyrë institucionale nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor Vendor, i cili bën edhe konstatimin, si dhe daljen me vendim nga Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, që vë në dijeni Drejtorinë e Çerdheve dhe Kopshteve për masat që duhen marrë. Këto masa do të kontrollohen nga ISHSH.

Cerdhja numer 11

Artikulli paraprakSi i shpenzoi qeveria paratë për investimet kapitale në kohë pandemie, 4 milionë euro shkuan për pagesa koncesionesh
Artikulli tjetërNdryshim dramatik i qëndrimit të Parlamentit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë!