Incident i rëndë në Mesdhe mes fregatës gjermane dhe anijes turke në Mesdhe

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ditëve të fundit mes një fregate gjermane dhe një anijeje turke në Mesdhe. “Spiegel” raporton se autoritetet turke bllokuan kryerjen e një kontrolli nga marina gjermane teksa ajo po lundronte në drejtim të portit të Misratas në Libi.

Gjithçka ndodhi teksa fregata gjermane “Hamburg” ishte duke lunduar në zonë në kuadër të misionit të përbashkët europian “Irini” për të parandaluar dërgimin e armëve në Libi.

Teksa marinarët gjermanë hipën në anije, qeveria turke i dërgoi një notë proteste asaj gjermane duke kërkuar bllokimin e kontrollit.

Kjo, sipas gazetës gjermane, bëri që ushtarakët të zbrisnin duke mos kryer asnjë kontroll.

Turqia është akuzuar vazhdimisht se po financon dhe mbështet ushtararakisht ushtrinë islamiste në Libi në luftimet kundër forcave të gjeneralit Khalifa Haftar për marrjen e vendit nën kontroll.

Artikulli paraprakPD denoncon skandalin: Rilindja le pa oksigjen të prekurit me Covid në spitalin e Korçës
Artikulli tjetërSimptomat e pazakonta të COVID-19 që s’duhen neglizhuar