“Icardi do të jetë sulmuesi i Realit”

Më shumë se mungesa e Bale dhe Benzema në apelin e golave në këtë kampionat, te Real Madridi po shkaktojnë “përmbytje” thashethemet rreth mundësisë së nënshkrimit me sulmues të tjerë. Emri më i fundit që ka dalë në dritë është ai i argjentinasit të Interit, Mauro Icardi. “Unë mund t’ju them sot se Mauro Icardi do të jetë sulmuesi i Real Madridit vitin e ardhshëm, në vend të Benzema”, tha për “Calciomercato.it” ish-lojtari i Milanit, Daniele Massaro. Icardi shënoi një dopietë të dielën e kaluar, duke i dhënë Interit një fitore 2-0 kundër Atalantas, çka e lejoi ekipin zikaltër të arrinte vendin e dytë në ligën italiane, dy pikë prapa liderit, Napoli. Një demonstrim i ri i efektivitetit sulmues të argjentinasit, i cili ka trembëdhjetë gola në trembëdhjetë ndeshje të këtij sezoni në Seria A, i paraprirë vetëm nga Ciro Immobile (Lazio), me 15 gola.

Artikulli paraprakJam gati ta zëvendësoj “legjendën”
Artikulli tjetërMasakra e Maliqit dhe procesi kundër SHBA