I Sëmuri nuk di ç’nxjerr nga goja: “Qenefet në Shqipëri dhe Kosovë mos i lexoni”…

Rama ka bërë një videoselfie të fundit ku njofton se në të gjithë këtë situatë pasditen e nesërme do të ndalet në Romë, ku do të ketë një komunikim në “porta-porta”.

Fill pas kësaj kreu i qeverisë njofton se do të kthehet në Shqipëri, për të qenë i pranishëm seancën e të enjtes në Kuvend, ku do të kalojë projektbuxheti i ndryshuar për vitin e ardhshëm.

Edhe këtë treminutësh online nuk kishte si mos ta shfrytëzonte për të sulmuar mediat, e kryesisht ato online, të cilat i ka konsideruar qenefe, ndërsa në të njëjtin thesë ka futur dhe mediat e Kosovës.

“Miq të mi detyra më kërkon që të largohem sot drejt Londrës për Samitin e Natos, nesër pasdite, gjatë rrugës në kthim, do të kem një ndalesë në Romë, ku do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia, do të kem një bisedë në porta-porta. Do të jem në mbledhjen e qeverisë të enjten në në mëngjes, dhe më pas në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend.

Asnjë merak për këto 24 orë që nuk do të jem fizikisht, se do të jemi në komunikim me ministrat, dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planit, pasi pas meje qendrojnë ministrat, zëvendësministrat dhe të gjithë miqtë tanë.

Valët e tërmetit janë ulur fare, do të përkujdesemi për çdo familje që është në hall, qytetarët nga zonat e fshatit që me të drejtë nuk lëvizin dot nga toka do i pajisim me çadra për së mbari. Ne nuk po rrimë duarkryq.

Nuk do të flëmë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit, të gjithë. Ju përgjërohem sa më pak televizor, sa më pak portale dhe qenefe dixhitale, të keqen e qenefit, ndjesë për gjuhën por për fat të keq njësoj janë dhe mediat e Kosovës, çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe është të ringrihesh sa herë që rrëzohesh, Shqipëria do të ngrihet më e fortë”, u shpreh Rama në videon e postuar në Facebook.

Artikulli paraprakKatet shtesë të Sadri Abazit sollën katastrofën e pallatit në Durrës
Artikulli tjetër“The Economist”: Gjysma e kompanive amerikane do të shkatërrohen nëse Warren zgjidhet Presidente e SHBA