I pastrehu “ngrin” mes borës në rrugët e Korçës

Në një kohë kur ngricat dhe bora kanë mbërthyer vendin një foto rrënqethëse vjen nga qyteti i Korçës. Në rrjetet sociale është publikuar nga “Nisma Thurje” një foto që tregon të pastrehun që fle në mes të rrugës me dëborë.
“Foto është bërë sot në Korçë. I bëjmë thirrje Bashkisë të marrë masat për të pastrehët. Eshtë kriminale të lesh njerëzit në këtë të ftohtë të flenë në mes të rrugës të mbuluar nga dëbora. Fati mund t’i ketë braktisur, por prandaj kemi ndërtuar shtetin. Bëni detyrën!”, shkruhet në përshkrimin e fotos së publikuar nga “Nisma Thurje”.

Artikulli paraprakKu janë serenatat e Ramës me Vuçiç
Artikulli tjetërTë sëmurët bllokohen nga bora në -10 gradë