Homazhet/ Zyrtarët e lartë të PD shprehin ngushëllime për Major Tanushin

Ditën e sotme u mbajtën homazhe për Majorin Klodian Tanushin, i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës nga një shpërthim në Letoni.

Në nder të major Klodian Tanushit, Dëshmor i Atdheut i cili ra në krye të detyrës në një mision të NATO-s në Letoni, bënë homazhe dy n/kryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Mes dhimbjes për humbjen e hershme të jetës së Klodian Tanushit, përfaqësuesit e PD ngushëlluan nënën, bashkëshorten, fëmijët dhe familjarët.

Partia Demokratike shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së majorit Klodian Tanushi në angazhimin e tij në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni.

Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe!

65ccbc97 d466 40bf b716 9d0f8fb9bebb 1

Artikulli paraprakKëta s’kanë as moral, as dhembsuri! Shikoni si zbardh dhëmbët Spiropali në vaki…
Artikulli tjetërEdhe Tiranë-Elbasan me pagesë si dhe të gjitha akset kryesore rrugore me koncesion