Historia e trishtë e kryefamiljarit të papunë nga Pogradeci

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak ditë nga protesta e 27 janarit ka sjellë në fokus historinë e Genci Kullollit, një kryefamiljar i papunë nga Pogradeci. Basha ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një status bashkë me disa foto nga vizita, ndërsa tregon se Kullolli merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike nga shteti. “Genci Kullolli është një kryefamiljar i papunë nga Pogradeci. Ai më tregoi se merr vetëm 26 mijë lekë të vjetra në muaj si ndihmë ekonomike, kur vetëm fatura e ujit dhe e dritave i shkon 50 mijë në muaj.
Kjo nuk është ndihmë ekonomike, por është tallje. Paratë që duhet t’i marrin nevojtarët, i merr një grusht miqsh të Kryeministrit! Në #27janar do të protestojmë kundër varfërisë dhe nëpërkëmbjes! Kundër qeverisë së qejfeve dhe të miqve!
#bashkohu kundër varfërisë dhe padrejtësive!”, shkruan Basha në postimin e tij.

Artikulli paraprakStudentët paralajmërojnë protestë masive para Kryeministrisë
Artikulli tjetërQeveri e ububu-llëkut (ose e kotësisë)