“Himni i bilbilfryrësve: O ne në pazar, ose opozita tym e zjarr!”/ Lapardhaja: “Revolucioni” i zhurmës nuk prodhon asnjë politikë

Lidhur me bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore nga deputetët e Berishës dhe të Bardhit, ka reaguar në një postim në rrjetin social facebook, gazetari Namir Lapardhaja.

Lapardhaja shprehet se “himni i bilbilfryrësve është o ne në pazar, ose opozita tym e zjarr”.

Sipas tij, “revolucioni” i zhurmës nuk prodhon asnjë politikë, por gjithçka po bëhet për t’u futur në pazar me qeverinë.

Në reagimin e tij, Lapardhaja sjell në vëmendje edhe ata çfarë ndodhi në Parlament një ditë më parë, kur të njëjtën deputetë i mundësuan qeverisë të votonte për 11 minuta gjithçka donte, pa asnjë diskutim dhe debat, për shkak të zhurmës dhe bllokimit të deputetëve të Rithemelimit.

Më poshtë postimi i plotë i Namir Lapardhasë:

Pasi bllokuan dje Seancën Plenare me bilbila dhe tam-tame, i mundësuan qeverisë që për 11 minuta, pa asnjë debat dhe diskutim, të votonte lehtësisht 4 projektligje, 3 Akte Normative dhe 5 projektvendime, duke i grabitur buxhetit për ish-pronarët 30 milionë euro dhe duke ia dhënë AlbControlit për ta shpëtuar nga falimentimi.

Sot përsëritën të njëjtën gjë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke i mundësuar Damian Gjiknurit dhe Edi Ramës të konfirmojnë se kjo opozitë nuk do as Reformë Zgjedhore as zgjedhje me standarde, sepse është dakort që të mos ndryshojë asgjë.

Këto janë të mirat e revolucionit të bilbilfryrësve.

Shumë zhurmë për vete, asnjë punë për njerëzit.

Himni i bilbilfryrësve: O ne në pazar, ose opozita tym e zjarr!

Artikulli paraprakKulluri: Bashkimi Berisha-Bardhi i pamoralshëm! Ata nuk bien dakort për SPAK dhe Dumanin! As për “non-grata-n”
Artikulli tjetërShtrenjtohen sërish apartamentet në Sarandë, agjentët imobiliarë: Të huajt po ulin kërkesën për blerje, shtohet për qira