Hetime të ethshme në kohë të kolerës

Hamit TAKA

Ndërsa prokuroria shqiptare “flë mbi dosje” të krimit, korrupsionit dhe të shitblerjes së votës , kryetari i PD, Lulzim Basha, është thirrur për t’u paraqitur në Prokurorinë e Tiranës. Hetimet, për të cilat thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie, kanë më shumë se një vit e gjysmë që kanë nisur, por është gjetur pikërisht situata aktuale, në kulmin e krizës politike, kur Rilindjes dhe kryeministerit Rama i luan toka nën këmbë.

Bile në njoftimin dërguar evidentohen dhe dy dukuri të pazakonta: së pari, hetimi dosjes së zotit Basha do të kryhet nga tre prokurorë dhe jo siç ndodh zakonisht me dosjet hetrimore, së dyti, është urdhëri “i paraqitjes në Prokurori edhe me forcë nëse Basha refuzon”.

Këto dy paradokse të Prokurorisë tregojnë mosbesimin te vetë prokurorët dhe se këtë radhë ajo është urdhëruar “të tregojë forcën”. Kjo dëshmon edhe më fort panikun e Kryeminsitrit, kur nuk mund të flitet më për qeveri. Një përpjekje e dëshpëruar, për t’u dhënë pak kurajo socialistëve dhe simpatizantëve të Rilindjes, si dhe për të ngjallur mosbesim te qytetaria në protestat me motivin për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Prokuroria thekson, me ngjasme, se veprimet hetimore të kryera përfshijnë marrjen e “letër porosisë” nga autoritetet e SHBA. Pra prokuroria politike e sotme tregon se është plotësisht vazhdim i prokurorisë së diktaturës, kur nuk ishte organ i dhënies së drejtësisë, por organ ndëshkimor me urdhër të partisë.

Ka vetëm një ndyshim thelbësor: në regjimin e diktaturës së proletariatit shqiptarët dënoheshin e dhunoheshin nga paraardhësit e tyre edhe po ta zinin në gojë SHBA-në apo të dëgjonin “Zëri i Amerikës”, kurse sot pinjollët e tyre flasin në emër të SHBA, për të qënë të besueshëm dhe për t’u treguar shqiptarëve se ata kanë mbështetjen e SHBA. O kohë, o moral! Zoti Rama, ky çun i Bllokut mendon se populli është ende i verbër dhe ai “i beson verbërisë së popullit”.

Mirëpo, sado të përpiqet Rilindja me këto hetime të ethshme në kohë të krizës(kolerës së kriminalizimit), nuk ka për të arritur asnjë “fitore”, as si ajo e Pirros. Por në kohën e etërve të tyre, kishte një slogan, që shkruhej edhe në shpatet e maleve me kontributet vullnetare të rinisë: “Një bie, mijra ngrihen”.

Kjo do të ndodhë sikur prokuroria dhe gjykatat urdhëruara ta dënojnë zotin Basha, janë qindra e mijra që do ta vazhdojnë Kauzën e tij. Nga ana tjetër thirrjet e zotit Bashan ë Prokurori, sa herë qeveria e Rilindjes është në situata të disfavorshme, tregojnë sa panikun e Ramës aq edhe rolin e padiskutueshëm të zotit Basha në mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë.

ZILIA NDAJ BASHES: THUAJ, THUAJ, SE DIÇKA DO TE NGJITE!
Nuk janë të reja sulmet ndaj Lulzim Bashës nga drejtuesit e PS-së dhe liderëve të saj. Që në vitin 2005, kur Lulzim Basha erdhi në krye të KOP-it, për të cilin patriarku i socialistëve, Dritëro Agolli ka thënë se ishte gjëja më e mirë që ishte bërë në vitet e demokracisë, u shfaq xhelozia dhe zilia politike ndaj tij.

Me përvojën e tyre çunat e Bllokut e nuhatën se ai do të linte gjurmë në politikë dhe do të ishte në të ardhmen një lider i demokracisë reale. Më kujtohen debatet e fushatës elektorale në televizione, kur ishte i pranishëm Lulzim Basha. I mirëshkolluar në Perëndim pë drejtësi ai paraqitej superior ndaj kundërshtarëve, i qetë, i qeshur, i qartë e bindës, po ashtu i veshur thjeshtë e bukur dhe me argumente në debat.

Kur kundërshtarët e tij ktheheshin në zhurmues të porositur nga kreu i tyre, ai, me një etikë të admirueshme dhe asgjësuese para publikut, u lutej tepër i qetë: “Po më lejoni të flas, pastaj më kundërshtoni dhe unë do t’ju dëgjoj…”. Portreti dhe personaliteti i tij i bëri të rinjtë dhe shumicën e shqiptarëve me vete. Fitorja historike e Partisë Demokratike në 2005-ën, kur fallxhorët socialistë thonin se jo që nuk fitonte më PD-ja, por ajo do të shkrihej fare, mbante edhe firmën e Lulëzim Bashës.
Arritjet e Lulëzim Bashës si ministër i jashtëm dihen: Antarësimi në NATO, heqja e vizave… e ç’doni më?… Zilia e ethëshme ndaj tij nuk linte rast pa shpërthyer. Edhe puthjen me Bakojanin, ministren e jashtme të Greqisë e quajtën “puthja e Judës”, pastaj folën për një “dashuri me një të parë” të Bashës me deputeten bukuroshe greke në takimin e Ministrave të jashtëm në Selanik, më 31 mars 2008(Konferenca e 7-të), ku u parashikua integrimi i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor…

Dhe që nga ajo kohë është manifestuar me nuanca të forta zilia, e cila u shndërrua në urrejtje ndaj figurës së tij dhe u shoqërua me sulme cinike. Mbase ishte dhe mëria se ai vinte nga një familje e thjeshtë dhe nuk kishte qënë “çun i Bllokut”.

Artikulli paraprakErion Veliaj, injoranti që nuk di as historinë e qytetit…
Artikulli tjetërZbigniew Brzezisnki: Një Europë më e madhe i leverdis edhe Moskës