Hazard: Babai im është në telashe prej Real Madridit!

Eden Hazard ka hedhur poshtë fjalët e babait të tij, Thierry, se ai është duke mbajtur pezull nënshkrimin e një kontrate të re me Chelsea për të inkurajuar një ofertë nga Real Madridi, në verë. 27-vjeçari ishte në formë fantastike, pasi siguroi dy gola në fitoren 4-0 të Chelsea në Premier League, të shtunën pasdite. Real Madridi kuptohet se është i interesuar për nënshkrimin e Hazard, por Chelsea po përpiqet, gjithashtu, t’i ofrojë atij një rritje të madhe page për të qëndruar në “Stamford Bridge”.
Hazard tha me shaka se babai i tij, Thierry është vënë në vështirësi për intervistën që dha në “Le Soir”, por sqaroi se ai do të fillojë bisedimet e rinovimit të kontratës pasi të ketë përfunduar sezoni. “Babai im thotë disa gjëra të këqija, u tha Hazard gazetarëve pas fitores. Po, kam biseduar me të për t’i thënë, por nuk shqetësohet. Unë jam i përqendruar te Chelsea. Kam edhe dy vjet kontratë dhe jam i lumtur këtu. Ashtu siç thashë 10 herë më parë, unë dua ta përfundoj këtë sezon dhe pastaj do të shohim. Por, jam i lumtur këtu. Kur jam në fushë, përpiqem të jap më të mirën time, kur jam në stol, dua që ekipi të bëjë më të mirën”.

Artikulli paraprakRonaldo: Kur isha futbollist, e fshehja birrën në kanaçe “guarane”
Artikulli tjetër6 ndeshje pa fitore