Ronaldo: Kur isha futbollist, e fshehja birrën në kanaçe “guarane”

Sulmuesi i Real Madridit nga viti 2002 deri më 2006, Ronaldo Nazario, dha një intervistë për “Folha de Sao Paulo”, ku foli për truket e tij të vjetra për të fshehur birrën si një futbollist, shfaqjen e tij të re televizive dhe nëse kjo duket se e shpalos si president i Federatës braziliane të Futbollit. “Fenómeni” pranoi se kur ishte futbollist, ai kishte për ta fshehur patjetër një birrë në mënyrë që askush të mos e zbulonte atë: “E bëja këtë duke e futur birrën në kanaçe ‘guaraná’. Tani, si lojtar i mëparshëm, nuk kam nevojë ta bëj këtë”. Ronaldo, pavarësisht se është në pension, do të mbetet i lidhur me botën e futbollit, teksa shihet edhe si një kandidat për president i Federatës braziliane të Futbollit: “Do të ishte një nder i madh, por së pari dua të kem përvojën e menaxhimit të një klubi të madh”.
Për të marrë atë “përvojë”, ai është duke menduar të drejtojë në Spanjë: “Unë jam duke menduar për blerjen e një ekipi të dytë në Spanjë ose në Angli. Dua të bëj diçka inovative. Unë mendoj se jam gati për këtë sfidë”. Braziliani është i zhytur në projekte të ndryshme. Së shpejti do të përurojë një hapësirë VIP në “Sambadrome Marqués de Sapucaí”, në Rio de Janeiro. Përveç kësaj, ai do të startojë një program televiziv, në të cilin do të shfaqet jeta e tij: “Njerëzit më pyesin për të treguar se cila është dita ime, sepse e ekspozoj pak. Unë dua të tregoj se si jam me fëmijët e mi, me miqtë e mi, në punë… Pa modele, në jetën spontane”.

Artikulli paraprakTifozët e Schalkes “kryqëzojnë” Goretzka
Artikulli tjetërHazard: Babai im është në telashe prej Real Madridit!