Hasa: “Trupat speciale” janë ngujuar në Bashkinë e Devollit që pa gdhirë

Ka reaguar ish deputeti demokrat Endri Hasa pas situatës së tensionuar në Devoll ku forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e bashkisë dhe kanë pushtuar zyrat e saj.

Forca të shumta policore kanë rrethuar me të gdhirë Bashkinë e Devollit. Kryebashkiaku i ri socialist i dalë nga 30 qershori, Eduard Duro, ka mbërritur në ambientet e bashkisë që prej orës 06:30.

Por, më pas, edhe ish-kreu i bashkisë Bledion Nallbati mbërriti në bashki, bashkë me administratën. Brenda bashkisë ka forca speciale.

“Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjehur nga 59 përqind e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24 orë në ditë. Do të vazhdoj tju shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di çka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyra. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë.” – u shpreh Nallbati.
Eduard Duro, i cili u betua të premten, mori zyrtarisht detyrën.

Postimi i Hasës

Paligjshmëria e vazhdon dhe sot në Bashkinë e Devollit. Qytetarët janë të vendosur dhe të bashkuar në krah të Bledion Nallbatit kryetarit legjitim të bashkise. Nderkohë edirama i devollit ka hyrë si hajdut dhe është izoluar që pa gdhirë brenda bashke me forcat e FNSH.

Artikulli paraprakAmbasadorja e Francës me artistët, viziton Teatrin Kombëtar
Artikulli tjetërBerisha: Përgjigje presidentit të Serbomadhisë, Vuçiç!