Hapja e negociatave/ BE heq nga lista vendimin për Shqipërinë

Gazeta e madhe franceze, Le Monde, nëpërmjet editorialit të saj njofton se mbledhja e krerëve europianë të shteteve që duhej të vendoste për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të marsit, nuk do të dalë me asnjë vendim për këtë çështje.

Njëzet e shtatë udhëheqësit e vendeve anëtare nuk do të mblidhen fizikisht, por ata do ta zhvillojnë mbledhjen e tyre përmes video-konferencës në datat 26 dhe 27 Mars dhe rendi i tyre i ditës, do të përqendrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit.

Sipas gazetës, edhe temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marrëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë, për një datë më të vonshme.

Ky vendim drastik u mor pasi kriza e Covid -19 nuk po rrezikon vetëm jetët njerëzore, por edhe vetë ardhmërinë e BE-së. Vendimet sovraniste si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjekësore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që ishin “zhdukur” që në vitin 1985, tregojnë për këtë hap mbrapa të unionit.

Artikulli paraprakBasha: Fakte tronditëse! Qeveria dha 52 milion euro tendera këto 2 javë për miq e klientë dhe nuk mori asnjë masë
Artikulli tjetërTërmete të njëpasnjëshme në vend, ja epiqendra