Tërmete të njëpasnjëshme në vend, ja epiqendra

Në një kohë që e gjithë Shqipëria është vendosur në karantinë si pasojë e koronavirusit, nëntoka e saj është lëkundur sërish.

Dy tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë sot në zonën e Tiranës dhe Durrësit.

I pari ka qenë me magnitudë 3.3 me epiqendër 25 km në jug perëndim të Durrësit është ndjerë pak më parë dhe i dyti me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter.

Raportimet e para të ESMC-së flisnin për tërmet me magnitudë 4.3, por ky informacion është rishikuar më pas.

Ka pasur raportime të ndryshme nga qytetarët në rrjetet sociale që i kanë ndjerë lëkundjet, por që fatmirësisht derimë tani nuk raportohet për asnjë dëm material.

Artikulli paraprakHapja e negociatave/ BE heq nga lista vendimin për Shqipërinë
Artikulli tjetërBasha i përgjigjet Ramës: Jepi 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin e mijëra familjeve, mjaft sulmove opozitën