Basha: Fakte tronditëse! Qeveria dha 52 milion euro tendera këto 2 javë për miq e klientë dhe nuk mori asnjë masë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha bën një denoncim tronditës.

“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë.

Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh”.

Tekasti mbi foton e shpërndarë në Twitter nga kryetari Basha

Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.

Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.

Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:

• Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.

• Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.

Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.

Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.

auto propozimet1584610684

Artikulli paraprakKy është ilaçi japonez që lufton koronavirusin
Artikulli tjetërHapja e negociatave/ BE heq nga lista vendimin për Shqipërinë