Gushti ose “grushti” përfundimtar për Edi Ramën!

Nga Qamil GjYREZI

Ka gadi dy muaj që të gjithë shqiptarët ja “thyen hundët” hajdutëve të Rilindjes duke mos i votuar, në votimet pa votues në Qershorë 2019! Po citoj një thënie të popullit mbasi janë me vend dhe shprehin filozofi realiste. Shqiptarët nuk janë martuar në muajin gusht, mbasi shumë cifte janë ndarë dhe kanë patur probleme personale, mbasi thuhet shprehja “Gusht e grusht”!

Por në ditët tona shumë cifte të rinj e kanë thyer këtë mit! Po i drejtohem thënieve të popullit, mbasi klika e Rilindjes është në opozitë historike me popullin. 85% e shqiptarëve i dhanë një grusht të fortë në muajin qershorë kësaj bande hajdutësh! Por Edi Rama me klikën e tij kërkojnë të mbijetojnë duke vjedhur deri në sekondën e fundit të qeverisjes së tyre!

Në këto ditë po konstituohen me dhunë shumë këshilla bashkiakë dhe po marrin karrigen e kreut të bashkisë të votuarit vetëm nga 8% e shqiptarëve. Kjo është një e dhënë shumë e cuditshme e pa aplikuar në demokracitë perëndimore edhe në vendet me pak demokraci në lindje!

Kjo është një shifër e cuditshme, por mendoj që është edhe një shifër që do ta “grushtojë” klikën e Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama. Opozita dhe Zoti Lulzim Basha kanë dalë në rrugë, në Devoll, Librazhd, Kavajë, para bashkive të vjedhura me dhunë dhe kanë besim se nëse nesër do të bëhen votime e lira dhe të ndershme pa Edi Ramën do të fitojë P.D.-ja!

Kjo e dhënë është shumë e vërtetë. Por kjo klikë që përpiqet të vjedhi cdo gjë në fundin e saj, pronën publike, votat, duhet të grushtohet deri në fundin e këtij muaji dhe në shtator shqiptarët ta rrëzojnë me protesta të fuqishme. Klikën e Rilindjes dhe përfaqësuesit e saj si Vangjush Dako, janë persona non-grata në SH.B.A. falë hajdutërive dhe bëmave të tyre, sipas Zërit të Amerikës!

Vjedhja e pronës tek Teatri kombëtar, vjedhja tek rruga e Kavajës, banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre në Tiranë nga “hajdutët” Rilindas, janë fakte të cilat nuk ka grusht që i mbulon hajdutëritë dhe babëzitë Rilindase. Zoti Lulzim Basha po takon të gjithë qytetarët në këtë Korrik të nxehtë dhe do të vazhdojë edhe në muajin Gusht, pa pushime vere me të gjithë opozitarët për të mbrojtur fatet e demokracisë në vend, bashkitë e vjedhura me 8% dhe po prezanton programin ekonomik për daljen nga kjo krizë e paparë në historinë tonë!

Edhe socialistin e “fundit” Aldrin Dalipi e grushtoi, duke e larguar nga drejtimi i këshillit bashkiak të Tiranës Erion Veliaj, duke e zevendësuar me një “okult”, mik të Ramës dhe Velijat! Prandaj Klikën, nuk duhet ta grushtojnë vetëm pensionistët, të pa punët, bizneset e dështuara, mjeksia dhe shërbimi mjeksor në pikën e tij më të zezë, studentët dhe shtresa e mesme, të “pa bukët”, por edhe socialistët e ndershëm që i dhanë një goditje në qershorë, por duhet sëbashku me të gjithë shqiptarët ta grushtojnë, në gushtin e fundit të qeverisjes së tij skandaloze!

Përdora shprehjen popullore, dhe disa krahasime të cilat nuk kanë vetëm kuptimin artistik, por duhet të kthehen në projekte serioze për qeverisjen e të gjithë shqiptarëve! Po e mbylli me disa premtime reale të zotit Lulzim Basha që janë grushti më i mirë për klikën e Edi Ramës:

“Kryetari i Partisë Demokratike tha se masat që synojnë përmirësimin urgjent të klimës ekonomike, do të jenë heqja e taksës Rama mbi karburantin 300 lekë për litër, ulja e çmimit e energjisë elektrike, duke ndihmuar biznesin e vogël, në vendosjen e vetëm 1 takse, duke vendosur subvencione për fermerët”.

Artikulli paraprakZëdhënësja e PD: Pas Dakos radhën e ka Veliaj, Rama është i njëjti që kishte idhull Roshin dhe…
Artikulli tjetërEdi Rama, njeriu që veshi krimin me pushtet dhe imunitet!