“Gratë dhe vajzat kanë një potencial të jashtëzakonshëm që duhet të shndërrohet në energji”/ Jupi: PD, strategji kombëtare me në qendër gruan

Në një status në rrjetin social facebook, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, shkruan se gratë dhe vajzat duhet të gjejnë besimin e humbur se këtu asnjë gjë nuk ndryshon.

Sipas Jupit, është detyrë e PD që të jetë pranë tyre, të dëgjojë zërin dhe shqetësimet dhe të adresojë drejt zgjidhjes.

Deklaratën Anëtarja e Kryesisë së PD, Tulanda Jupi, e ka bërë ndërsa ka zhvilluar një takim me gratë e vajzat e Fushëkrujës, Niklës, Bubqit dhe zonave përreth.

Në këto takime Jupi ka qenë e shoqëruar nga deputetja e zonës, Andia Ulliri.

Më poshtë postimi i plotë i Jupit:

Gratë dhe vajzat në Fushkrujë dhe kudo në Shqipëri, duhet të rigjejnë besimin e humbur se këtu asgjë ndryshon. Detyra jonë është jo vetëm të jemi pranë tyre, të dëgjojmë zërin dhe shqetësimet e tyre, por t’i adresojmë drejt këto për hartimin e një strategjie kombëtare me në qendër GRUAN.

Së bashku me Andia Ullirin deputeten e qarkut Durrës dhe Durim Dakun kryetarin e Degës së Partisë Demokratike, u takuam dhe biseduam gjatë e shtruar me gratë e vajzat e Fushkrujës, Niklës, Bubqit dhe zonave rurale përreth.

Gratë dhe vajzat e Fushkrujës, Niklës, Bubqit dhe zonat rurale përreth kanë një potencial të jashtëzakonshëm që duhet të shndërrohet në energji dhe motorr zhvillimi në shërbim të fuqizimit të tyre ekonomik e social, edukimit e mirarsimimit, mirrritjes së fëmijve dhe mirëqenies së tyre dhe familjeve të tyre.

Bideduam me Donikën që drejton forumin e gruas në këtë degë, me Almën, Anitën, Artenisën, Hajrien, Blertën dhe mike të tjera të cilat të tregojnë me qartësinë dhe kurajon e tyre sesa gra të forta janë, sa të vetdijshme për rolin e tyre në familje dhe në komunitetet ku ato jetojnë.

Megjithëse një zonë kaq pranë Tiranës, ato ndanë sfidat me të cilat përballen çdo ditë mungesën e infrastrukturës, mungesën e edukimit profesional me qëllim integrimin e grave dhe vajzave në tregun e punës, mungesa e ambulancave dhe shërbimeve shëndetësore me stabdartet e duhura të dedikuara për vajzat e gratë, mungesën e një qendre rinore ose një qendre kulture, mungesën e një kinemaje.

Sa e rëndësishme është në jetën e gjithsecilit prej nesh prania e një nëne, e një gruaje, motre, vajze, po kaq i vlefshëm dhe i rëndësishëm duhet konsideruar edhe roli i tyre në shoqëri dhe komunitetet ku jetojmë.

FB IMG 1707406275693

FB IMG 1707406273226

FB IMG 1707406271354

FB IMG 1707406268818 1

Artikulli paraprakQeveria teknike e RMV pritet të pësojë ndryshime 10 ditë pas votimit të saj në Kuvend, REL: Mbështetja për Taravarin mund t’u kushtojë shkarkimin dy ministrave
Artikulli tjetërRama dhe patericat e tij nuk e duan Kosovën/ Karabina: PD pro përfshirjes së Kosovës në strategjinë kombëtare