Rama dhe patericat e tij nuk e duan Kosovën/ Karabina: PD pro përfshirjes së Kosovës në strategjinë kombëtare

Në një reagim për shtyp, zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, shprehet se Edi Rama nuk mund ta konsiderojë Kosovën pjesë të strategjisë kombëtare, sepse ai është njeriu i “Ballkanit të Hapur”.

Zëdhënsja për shtyp e PD thotë se Edi Rama “i ndihmuar dhe nga patericat e tij ka shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputët e PD -së kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës”.

“Vetëm të verbërit dhe të marrët
mund të mos shohin e dëgjojnë se votat e deputetëve të PD -së ishin pro përfshirjes së Kosovës në Strategjinë Kombëtare të Shqiperisë, duke planifikuar t”i akordohen nga 5 miliard lekë (të reja) në vit për mbrojtjen e saj dhe, pika e dytë lidhej me luftën kundër korrupsionit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.”
– përfundon Karabina.

Reagim i zëdhënëses së PD, Mirela Karabina

Sot Edi Rama rrëzoi propozimin e Lulzim Bashës për ta bërë Kosovën pjesë të Strategjisë Kombëtare të Sigurisë.
Nuk është aspak çudi!

Njeriu i “ Ballkanit të hapur” nuk mund ta konsiderojë Kosovën pjesë të strategjisë kombëtare.

Por, i ndihmuar dhe nga patericat e tij kanë shpërndarë lajme të rreme se gjoja deputët e PD -së kanë bashkuar votat me ata të mazhorancës.

Vetëm të verbërit dhe të marrët
mund të mos shohin e dëgjojnë se votat e deputetëve të PD -së ishin pro përfshirjes së Kosovës në Strategjinë Kombëtare të Shqiperisë, duke planifikuar t”i akordohen nga 5 miliard lekë (të reja) në vit për mbrojtjen e saj dhe, pika e dytë lidhej me luftën kundër
korrupsionit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.

Artikulli paraprak“Gratë dhe vajzat kanë një potencial të jashtëzakonshëm që duhet të shndërrohet në energji”/ Jupi: PD, strategji kombëtare me në qendër gruan
Artikulli tjetër“Duhet të dalim nga ky rreth vizioz”/ Basha: Sfida është një kulturë e re politike me në qendër njerëzit